David Beckham, 40 vjeç dhe 40 tatuazhe

05/08/2015 00:00

Së fundmi ai ka bërë tatuazh numrin 99, i cili tregon vitin më të lumtur të jetës së tij dhe dashuria e David Beckham për tatuazhet sa vjen e shtohet.

Në moshën 40-vjeçare, ish-futbollisti numëron plot 40 tatuazhe në trupin e tij, ku secili prej tyre ka një domethënie të veçantë për të. Të katërt fëmijët e tij, kanë emrat e tyre në trupin e tij.

“Të gjitha tatuazhet e mia i dedikohen jetës sime, bashkëshortes dhe fëmijëve të mi, me të cilët dua të jem gjithmonë”, është shprehur ish-kapiteni i Anglisë.

Edhe pse 40-vjeç, Beckham tregon se do vazhdojë akoma të bëjë tatuazhe dhe gjithashtu ka shtuar se nuk është penduar për asnjë tatuazh që ka në trupin e tij: “Nuk pendohem për asnjërin prej tyre. Të gjithë kanë një kuptim. Mendoj se e rëndësishme është që një tatuazh të ketë një kuptim, pasi në këtë mënyrë nuk do pendohesh kurrë për të”.

Top Channel