Pierce Brosnan ndalohet në aeroportin e Vermontit

05/08/2015 00:00

Pierce Brosnan është ndaluar nga rojet e sigurisë në një aeroport amerikan pasi po përpiqej të kalonte kufirin me një thikë në valixhe. Ish-protagonisti i agjentit 007 është ndaluar nga agjentët e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Vermontit me një thikë rreth 25 cm të gjatë në valixhen e dorës.

Policia vendase ka deklaruar se Bronsnan është lënë i lirë të vazhdonte udhëtimin e tij, pasi çështja është zgjidhur.

Aktori nuk ka dhënë asnjë koment për këtë incident dhe deri tani nuk është zbuluar arsyeja se pse ajo thikë ndodhej në çantën e tij.

Top Channel