Tropojë, aksion në tre fshatra; asgjesohen 640 bimë kanabis

05/08/2015 00:00

Agjentë të policisë së Tropojës, të ndihmuar nga efektivë të FNSH-së kanë kryer këtë të mërkurë një seri operacionesh kundër kultivimit të kanabisit, duke asgjësuar në total rreth 640 bimië.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, bimët janë gjetur të mbjella në katër parcela, në fshatrat Lekbibaj, Shoshan dhe Koçanaj.

Sasia më e madhe e bimëve, rreth 580, janë gjetur në Lekbibaj, ndërsa pjesa tjetër në dy lokalitetet e tjera.

Në vijim të aksioneve, uniformat blu kanë bërë arrestimin e një prej kultivuesve, shtetasin Përparim Halilaj, banues në fshatin Koçanaj, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Petrit Maltrashi, nga Shoshani.

Njësitë policore kanë nisur koordinimin me prokurorinë e rrethit për procedimin penal të këtij rasti.

Top Channel