Ryan Reynolds, i frikshëm në trailerin me pullë të kuqe të filmit ‘Deadpool’

05/08/2015 00:00

Ryan Reynolds shfaqet tejet i frikshëm në trailerin e filmit të tij më të ri me titull ‘Deadpool’, ku interpreton rolin e superheroit të novelave grafike me të njëjtin emër, i cili njihet për fytyrën e tij të deformuar.

Aktori 38-vjeçar shihet duke rrahur brutalisht e duke vrarë me plumb në kokë të këqinjtë, me një kostum kuq e zi që e mbulon të gjithin, përfshirë edhe fytyrën. Gjithashtu, në trailer ka shumë skena të dhunshme dhe një fjalor të papërshtatshëm, e për këtë arsye traileri është vlerësuar me “pullë të kuqe”.

Filmi ‘Deadpool’ tregon historinë e një agjenti të forcave speciale që kthehet në mercenar pas një eksperimenti, rezultatet e të cilit e ndryshuan fizikisht.

Filmi me rgji të Tim Miller do të shfaqet në 12 shkurt të vitit 2016.

Ryan Reynolds ka luajtur edhe më parë rolin e superheroit në filmin ‘Green Lantern’ (Feneri i Gjelbër) të vitit 2011.

Top Channel