Krahu i gjetur në ishullin Reunion është i “MH370”-s

05/08/2015 00:00

Pjesa e krahut e një avioni që doli javën e kaluar në brigjet e ishullit Reunion në Oqeanin Indian është e MH370-s. Këtë gjë e ka konfirmuar kryeministri i Malajzisë të mërkurën.

Avioni malajzian u zhduk në 8 mars të vitit 2014, kur në mënyrë të pashpjegueshme humbi nga radarët gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpuri në Pekin, me 239 persona në bord.

Krahu 2 metra i gjatë është pjesa e vetme nga avioni që është gjetur deri më sot. Ky krah ndodhet aktualisht në Tuluzë të Francës, ku po ekzaminohet nga hetuesit.

Fakti që një pjesë e krahut të avionit Boing 777 të kompanisë “Malaysian Airlines” u gjet në ishullin Reunion do të thotë që kërkimet e bëra që nga çasti kur ndodhi ngjarja e deri më sot kanë qenë të kota.Në këtë përfundim ka arritur një fizikant nga Suedia, që ka bërë gjithashtu një investigim personal të pavarur mbi ngjarjen. Sipas doktor Henrik Ridberg, kërkimet duhen spostuar në jug të Oqeanit Indian që pozicionohet më në veri të vendit ku janë bërë kërkimet deri më sot.

Top Channel