Irani, Obama: Refuzimi i marrëveshjes është votë për luftën

05/08/2015 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama po nxit sa më shumë klasën politike amerikane për të firmosur marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke i akuzuar kundërshtarët se “shesin fantazi”.

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Uashingtonit, Obama tha se marrëveshja është mbështetur publikisht nga çdo vend i botës, përveç Izraelit.

Ai e cilësoi votimin e ardhshëm në Kongres për heqjen e sanksioneve për Republikën Islamike si një votë për luftën ose paqen.

Anëtarë të Kongresit ndodhen nën presion të fortë nga grupet izraelite të interesit në Shtetet e Bashkuara, që kërkojnë që të votojnë kundër marrëveshjes.

Obama e cilësoi akordin e arritur me Teheranin dhe fuqitë e tjera botërore si “marrëveshjen më të fuqishme jo-riprodhuese të negociuar ndonjëherë”.

Ai i barazoi ata që kundërshtojnë marrëveshjen me mbështetësit e pushtimit amerikan të Irakut.

“I njëjti mentalitet, në shumë raste i ofruar nga të njëjtët individë që duket se nuk kanë asnjë pendesë për faktin se gabojnë, çoi në një luftë që bëri më të fortë Iranin dhe izoloi më shumë Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Obama.

Në fund të fjalimit, presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Amerikës citoi një fjalim të paradhësit të hershëm të tij në këtë detyrë, Ronald Reagan.

“Paqja nuk do të thotë se nuk ekzistojnë konflikte. Ajo është aftësia për t’u përballur me konfliktin me mjete paqësore”, tha ai.

Top Channel