Rinas, kthehen 25 azilkërkues shqiptarë; Gjermania u bllokon hyrjen në Schengen

05/08/2015 00:00

Kanë zbarkuar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit 25 shtetas shqiptarë që kishin shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave të gjithë personave në fjalë kërkesa u është refuzuar nga autoritetet gjermane, duke çuar në kthimin e tyre në vendlindje.

Nga burimet mësohet se 25 shtetasve në fjalë u është ndaluar hyrja në hapësirën Schengen për një periudhë 2-vjeçare.

Në fund të muajit të kaluar, të paktën 70 persona janë kthyer nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik.

Shumica e tyre, kryesisht të rinj, u kthyen me dëshirën e tyre pasi vunë re pamundësinë e fitimit të azilit në shtetin gjerman.

Top Channel