SHBA, policia vret një person që qëlloi me armë zjarri brenda një kinemaje

05/08/2015 00:00

Një person i armatosur është vrarë nga policia në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një orë pas njoftimit për të shtëna në një kinema.

Personi në fjalë, i cili përveç armës së zjarrit kishte me vete edhe një hanxhar me të cilin ka plagosur një person, u vra pas shkëmbimit të zjarrit me një skuadër SWAT.

Ky incident vjen vetëm dy javë pasi një tjetër person qëlloi me armë zjarri brenda një kinemaje në Los Angeles.

Top Channel