Londër, predikuesi radikal akuzohet për terrorizëm

05/08/2015 00:00

Një predikues islamik radikal në Londër është detyruar të dalë para trupit gjykues nën akuzën e ngritur nga autoritetet për mbështetje të Shtetit Islamik.

Anjem Choudary është ndaluar bashkë me një bashkëpunëtorin e tij, Mohammed Rahman, dhe do të mbahet nën kujdes policor deri më 28 gusht.

48-vjeçari konsiderohet nga autoritetet si një figurë e profilit të lartë në media dhe rrjetet sociale. Ato kanë deklaruar se akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me mesazhet që ai u ka dërguar 32 mijë ndjekësve të tij në Facebook.

I pyetur në gjykatë se si deklarohej ndaj akuzave, Choudary u përgjigj: “Fajtorë janë kryeministri Cameron dhe policia”, që u interpretua nga gjyqtari si deklaratë pafajësie.

Predikuesi dhe bashkëpunëtori i tij rezulton të jenë arrestuar më parë më 25 shtator 2014. Ai rezulton gjithashtu ish-drejtues i grupit islamik me bazë në Britani i njohur si “Islam4UK”, i cili u shpall i paligjshëm në vitin 2010.

Top Channel