Rifreskohen koefiçientët, ja kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në “play-off”

05/08/2015 00:00

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të tretë të Champions Leagues, UEFA ka rifreskuar koefiçientët e skuadrave të cilat kanë siguruar biletën për “play-off”.

Me këtë rast, Skënderbeu mëson edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm. Baseli i Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës mund të jetë njëri prej skuadrave që mund të sfidojnë kampionët shqiptar.

Kampionët zviceran, bashkë me Apoelin dhe Bate Borisov të cilët janë dy skuadrat tjera që mund të jenë kundërshtarë të korçarëve, do të kërkojnë të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar, kur luajtën në grupet e Championsit.

Përpos këtyre tre skuadrave, Skënderbeu mund të përballet edhe me Dinamon e Zagrebit ose Celticun.

Shorti do të tërhiqet të premten në ora 12:00 në Nion. Ndeshjet e para të fazës së “play-off” do të luhen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa ato të kthimit më 24 dhe 25 gusht.

Dhjetë skuadrat fituese të kësaj faze do t’i bashkohen 22 ekipeve të tjera për fazën e grupeve të Champions League.

Top Channel