Asgjësohen 1336 rrënjë kanabis në Lezhë dhe Kurbin 

06/08/2015 00:00

Policia e Lezhës ka njoftuar asgjësimin e 1336 bimëve kanabis në disa operacione të kryera ditën e mërkurë.

Në  fshatin “Gjobardhaj”, Ungrej-Lezhë, në vendin e quajtur Shpati i Gjadrit u gjetën 3 parcela me 208 bimë kanabis, me lartësi 80-130cm.

Gjithashtu, gjatë operacionit në fshatin Gërnac, Milot-Kurbin, në vendin e quajtur Mali i Shkretë, u gjetën 9 parcela ku ishin të kultivuara  1128  bimë kanabis me gjatësi 1 deri 1.5 m.

Top Channel