Kukës, aksion kundër ndërhyrjeve në sistemin e ujit të pijshëm

06/08/2015 00:00

Ka nisur në Kukës aksioni kundër ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Autoritetet lokale njoftojnë se në aksion janë të përfshira Bashkia, Ujësjellësi, policia e Rendit dhe ajo Bashkiake.

Ndërhyrja në rrjetin e shpërndarjes së ujit u vendos pas diskutimeve të zhvilluara më herët gjatë javës në Këshillin Bashkiak të qytetit, pas konstatimeve se banorët furnizoheshin me ujë vetëm 1 orë në ditë.

Top Channel