Masakra e Thumanës, arrestohet i kërkuari

06/08/2015 00:00

Agjentë të seksionit të krimeve të rënda në qarkun e Lezhës kanë arrestuar këtë të enjte një 26-vjeçar, të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur më herët gjatë vitit në Thumanë të Krujës.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë, në pranga ka rënë shtetasi Pëllumb Kora, nga Thumana, ndaj të cilit gjykata e Krujës kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Konkretisht, 26-vjeçari Kora akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, lidhur me ngjarjen ku u vranë tre shtetas më 5 qershor 2015.

Top Channel