Festa e korçarëve në Elbasan. Tifozët “derdhen” në rrugë pas fitores së Skënderbeut

06/08/2015 00:00

Skënderbeu ndryshon epokën e klubeve shqiptare në arenën europiane. Me fitoren ndaj Milsamit, korçarët hyjnë në histori si skuadra e parë shqiptare që siguron pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Kjo pa dyshim është reflektuar në entuziazmin e tifozëve.

Pasi gjallëruan shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” për 90 minuta, duke i dhënë forcë djemve korçarë, tifozët e ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë vijuar festimet edhe jashtë stadiumit në bulevardin e Elbasanit. Ata janë shprehur të lumtur për këtë fitore historike dhe shpresojnë se tashmë futbolli shqiptar ka marrë një tjetër drejtim, të cilin do ta pasojë edhe skuadra kombëtare.

“Kemi ardhur nga Durrësi për të mbështetur Skënderbeun. Shpresojmë të shkojë në Champions”, thotë një nga tifozët e shumtë.

Top Channel