Arrestohet reperi Busta Rhymes

06/08/2015 00:00

Busta Rhymes është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, pasi pretendohet se ai ka goditur me një shishe punonjësin e një palestre.

Ky incident mendohet të ketë ndodhur kur reperi 43-vjeçar ka qënë duke u ushtruar fizikisht në “Steel Gym”.

Busta ka sulmuar punonjësin e palestrës pas një zënke që ka pasur me të. Sipas policisë, ai e ka goditur punonjësin me shishe mbrapa kokës, por famirësisht ai nuk ka pasur ndonjë dëmtim serioz.

Sipas dëshmitarëve okularë, mendohet se i gjithë sherri ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kameramanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që po ushtrohej fizikisht.

Top Channel