Samiti i Vjenës, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor

06/08/2015 00:00

Më 27 gusht në kryeqytetin austriak, Vjenë, do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i konsideruar si kapitulli i dytë i një procesi të nisur me konferencën e Berlinit një vit më parë.

Në qendër të diskutimeve do të jenë insfrastruktura rrugore, hekurudhore dhe energjitike, bashkëpunimi rajonal, rinia, emigracioni, lufta kundër radikalizmit dhe terrorizmit.

Samiti shihet me rëndësi jo vetëm nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga vetë Bashkimi Europian. Për të konfirmuar këtë, pjesëmarrës gjatë punimeve do të jetë edhe kryeministri italian, Matteo Renzi, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisioneri Johannes Hahn, ministri i Jashtëm gjerman, si dhe nismëtarja e këtij procesi, kancelarja gjermane Angela Merkel.

Pjesëmarrjen kanë konfirmuar të gjithë udhëheqësit e vendev të rajonit, nisur që nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtuesit më të lartë të Bosnjes-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërkohë që pritet edhe një përfaqësi e Francës, që do të konfirmohet në ditët në vijim.

Top Channel