Fotot drithëruese nga Hiroshima pas bombës atomike

06/08/2015 00:00

Foto drithëruese që tregojnë situatën e post-bombës atomike të hedhur nga SHBA në Hiroshimë 70 vjet më parë janë publikuar për herë të parë këtë 6 gusht.

Banesa të shkatërruara, njerëz të plagosur, rrugë të mbushura me kufoma ishin pamjet që vinin nga qyteti në perëndim të Japonisë, vetëm disa orë pasi bomba bërthamore, e koduar me pseudonimin “Djaloshi i Vogël”, ishte hedhur.

Rrezatimi në qytet ishte aq i fuqishëm, saqë të gjithë personat e shfaqur në fotot shokuese do të vdisnin nga helmimi në ditët, javët, muajt dhe vitet që pasuan 6 gushtin e 1945-s.

Sot, teksa Japonia kujton humbjen e 140 mijë njerëzve që u vranë nga shpërthimi fillestar dhe të atyre njerëzve të panumërt që humbën jetën më vonë, fotot e rralla janë publikuar për herë të parë në muzeun-bunker të Skocisë, në qytetin e vogël Fajf.

Top Channel