Gara presidenciale në SHBA, më 13 tetor debati i parë i demokratëve

06/08/2015 00:00

Më 13 tetor demokratët do të zhvillojnë debatin e parë publik në garën për t’u fituar biletën e vetme që e nxjerr kandidat në zgjedhjet presidenciale që mbahen në 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Komiteti Kombëtar i Demokratëve njoftoi këtë të enjte se debati do të zhvillohet në Nevada dhe do të transmetohet nga CNN.

Po ky rrjet televiziv do të transmetojë edhe debatin e republikanëve, që nis më 16 shtator në Kaliforni.

Gara mes demokratëve është disi më e vakët se ajo në kampin republikan. Deri më tani garojnë vetëm pesë emra dhe Hillary Clinton shihet si favoritja absolute. Por gjithçka mund të ndryshojë nse zv.presidenti aktual, Joe Biden vendos të garojë për të qenë ai i përzgjedhuri kandidat përfundimtar.

Në kampin republikan panorama është më e gjallë dhe shumë herë më e komplikuar. Deri më tani janë 17 emra që garojnë mes njëri-tjetrit për t’u përzgjedhur kandidatët përfundimtarë, ku mes tyre dominuesi është Donald Trump.

Top Channel