Egjipti përuron zgjerimin e kanalit të Suezit. Sisi: Do ta mposhtim terrorizmin

06/08/2015 00:00

Egjipti zhvilloi një shfaqje, me anë të së cilës donte të tregonte mbështetjen ndërkombëtare që zotëron, teksa përuroi këtë të enjte zgjerimin e kanalit të Suezit, për të cilin Presidenti Abdel Fattah al-Sisi shpreson që do të sigurojë kthesën ekonomike në vendin më të populluar të botës arabe.

Ish-shefi i Forcave të Armatosura, i cili udhëhoqi një “grusht shteti” rreth dy vite më parë, por garoi për President si një qytetar civil vitin e kaluar, tha gjatë ceremonisë, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e Francës, Rusisë, shteteve arabe dhe atyre afrikane, se Egjipti do ta mposhtë terrorizmin.

Projekti i kanalit të ri të Suezit, me vlerë rreth 8 miliardë dollarë, përfundoi brenda një viti, ndryshe nga afati 3-vjeçar që ishte dhënë nga Presidenti Sisi, por ekonomistët dhe analistët e transfertave të mallrave me anije dyshojnë nëse ka mjaftueshëm transport tregtar nga lindja në perëndim, në mënyrë që të përmbushen objektivat ambicioze të të ardhurave.

Top Channel