Vlorë, kultivonin hashash në oborrin e shtëpisë, 2 në pranga

06/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar disa qindra rrënjë bimë narkotike të llojit hashash dhe ka prangosur dy persona të akuzuar si kultivues të tyre.

Aksioni i asgjësimit të bimëve u ndërmor në fshatin Babicë e Madhe. Gjatë operacionit u arrestuar shtetasi Bujar Selmanaj, 52 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 22 bimë hashashi.

Në pranga përfundoi edhe shtetasja me H. Buza, në oborrin e banesës së të cilës janë gjetur 137 bimë të tjera.

Policia ka marrë në pyetje kryeplakun e fshatit, ndërkohë që njofton se operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike vazhdon në shkallë qarku.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel