Pasi nxorri në shesh thuajse gjithçka në fillim të javës, kur ishte pjesë e karnavaleve në Barbados, në plazh Rihanna u shfaq më e mbuluar.

Këngëtarja kishte zgjedhur një kostum banjoje të zjarrtë ditën e mërkurë, kur u fotografua në vendlindjen e saj, ku po kalon pushimet.

27-vjeçarja u përpoq të ushtronte kanoe në detin me dallgë, ndërkohë që pasionin për këtë sport e ka treguar edhe Lewis Hamilton, i përfolur nga mediat rozë se po shoqërohet me këngëtaren. Ata nuk janë fotografuar bashkarisht, por të jetë rastësi që të dy po kalojnë pushimet në Barbados, e për më tepër ndajnë edhe pasionin për kanoen?

FOTO GALERI
1/13

Top Channel