Kosovë, rikthehet qarkullimi në magjistralen Prishtinë-Pejë

06/08/2015 00:00

Magjistralja Prishtinë-Pejë e cila për disa orë ka qenë e bllokuar nga reshjet e shiut është hapur për qarkullim në orët e mbrëmjes të së enjtjes.

Lajmi është konfirmuar për “KosovaPress” nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Reshjet e mëdha të shiut që shkaktuan bllokimin e rrugës, krijuan edhe radhë të gjata të makinave në këtë magjistrale.

Top Channel