Shpërthim i fuqishëm në Kabul, 15 të vdekur, mbi 100 të lënduar

07/08/2015 00:00

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm i një makine-bombë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes, ndërsa policia mendon se cak i këtij sulmi që ndodhi në zonën e Shah Shaid mendohet se ka qenë një kompleks ushtarak.

Në mesin e të lënduarve ka shumë fëmijë, ndërsa i cituar nga “Reuters”, një mjek ka thënë se po përdoret spitali më i afërt për t’u dhënë ndihmën këtyre personave.

Megjithatë, policia thotë se numri i viktimave nga ky shpërthim pritet të rritet në orët në vazhdim, ndërsa detaje të tjera do të publikohen më vonë.

Top Channel