Rita Ora publikon këngën e re

07/08/2015 00:00

Rita Ora ka publikuar këngën më të fundit të quajtur “Body on me”, që është një bashkëpunim me reperin Chris Brown. Fillimisht është publikuar versioni audio, ndërsa në fund të këtij muaji do të dalë edhe klipi.

Ndërkohë, Rita është shfaqur shumë seksi në fotot promovuese të këngës. Ajo është e veshur me një palë xhinse të shkurtra, ndërsa në një foto tjetër shihet “topless” .

Kjo këngë është e treta që është publikuar nga albumi i Ritës, për të cilin thotë se është duke punuar fort që të jenë në një nivel të lartë.

“Jam duke u përkushtuar maksimalisht që ky album të jetë i një niveli të lartë”, ka thënë ajo. Ora është duke punuar për albumin e saj të dytë me Ed Sheeran, Prince, Diplo, Dr. Luke dhe Chris Brown.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel