Aksioni antihashash, shkatërrohen qindra rrënjë, një në pranga në Lushnjë

07/08/2015 00:00

Policia e Shtetit vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në disa operacione të ndërmarrë në Shkodër, Lushnjë dhe Krujë janë asgjësuar disa qindra bimë narkotike.

Në Shkodër aksioni u zhvillua në fshatrat Mazrekë, Barcoll dhe Kron i Madh; në Krujë në Thumanë dhe Dukagjin i Ri, ndërsa në Lushnjë në fshatin Bregas.

Në Lushnjë, policia prangosi shtetasin, Refik Petova, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.

Policia në Shkodër dhe Krujë njofton se vijojnë operacionet dhe paralelisht me to edhe hetimet për identifikimin dhe vendosjen para ligjit të kultivuesve të bimëve narkotike.

Top Channel