Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin, pranga drejtuesit

07/08/2015 00:00

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pak pas mesnatës, i ka marrë jetën një 66-vjeçari këtë të premte në Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ku një automjet tip BMW pa targa, i drejtuar nga shtetasi Emiljano Toma, 28 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, ka përplasur për vdekje 66-vjeçarin me inicialet Gj.D.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Nga veprimet paraprake hetimore, rezultoi se ky i fundit drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Top Channel