Temperaturat e larta, dyndje në pediatrinë e Peshkopisë

07/08/2015 00:00

Temperaturat e larta kanë rikthyer sërish fluksin në urgjencat e spitalit të pediatrisë në Peshkopi. Sipas mjekëve, këto ditë të nxehta gushti numri i vizitave në spital shkon në 100 persona në ditë.

Mosha më e prekur e fëmijëve është katër vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet.

“Shenjat më të shpeshta kur fëmijët çrregullohen gjatë kësaj stine janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë. Kjo mund të ndodhë edhe nga temperaturat e ambientit, kur një fëmijë qëndron shumë i ekspozuar në diell ose shkaqe të tjera, infeksione virale ose natyra të tjera”, thotë mjeku pediatër, Filip Cfarku.

Në këtë situatë, e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin edhe këshillat e nevojshme, për t’u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve: Të mos ekspozohen shumë ndaj temperatura të larta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar. brenda kushteve higjieno-sanitare.

Top Channel