Zakonet amerikane që jo të gjithë i pranojnë

07/08/2015 00:00

Ka disa zakone dhe gjeste që amerikanët i bëjnë pa u menduar dy herë. Por kur udhëtojnë në vendet e tjera të botës, ata e kuptojnë se përditshmëria e tyre dallon nga ajo e pjesës tjetër. Për më tepër, disa nga zakonet e tyre mund të konsiderohen të pasjellshme në shtete të tjera.

Ja zakonet që amerikanët bëjnë, por që nuk janë normale kudo në botë.

Bakshishi

Një problem që shfaqet dhe shuhet edhe në Shtetet e Bashkuara, lënia e më shumë ose më pak bakshish mund t’i kthejë ngjarjet në një tavolinë. Megjithatë, në Japoni dhe në Korenë e Jugut bakshishi shihet si një ofendim. Në këto vende punonjësit ndiejnë se paguhen një herë për punën e tyre dhe se nuk ka përse i paguan dikush ekstra.

Ulja në ndenjësen e pasme të taksisë

Ndërsa amerikanët hipin në pjesën e pasme të taksive pa e menduar dy herë, në Australi, Zelandën e Re, disa vende të Irlandës, Skoci dhe Holandë, konsiderohet si e pasjellshme që të mos hipësh përpara.

Shenja “ok” me dorë

Në shumë shtete, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Afrikën Perëndimore, Rusi dhe Greqi t’ia bësh dikujt me dorë shenjën “ok” konsiderohet po aq ofenduese sa t’i tregosh gishtin e mesit.

E qeshura me gojë të hapur

Në Japoni, e qeshura që ekspozon dhëmbët konsiderohet si një e qeshur kali dhe si shumë e pasjellshme, ashtu siç është për amerikanët konsumi i ushqimit me zhurmë dhe gojë të hapur.

Ta quash SHBA-në Amerikë

Në Amerikën e Jugut, të pretendosh se je nga Amerika në vend që të thuash se je nga Shtetet e Bashkuara, shihet si e pasaktë politikisht dhe le të kuptohet se vetëm SHBA-ja e meriton titullin Amerikë dhe jo pjesa e jugut.

Vonesa e moderuar

Amerikanët shpesh lënë takime duke thënë rreth filan ore, por jo orën e saktë. Kështu ata vonohen disa minuta dhe e quajnë këtë vonesë të moderuar. Ndonëse e pranueshme për ata që jetojnë në SHBA, është e papranueshme në vende të tjera si në Gjermani. Në këtë vend t’i lësh të tjerët të presin tregon se mendon që koha jote është më e vlefshme se e tjetrit.

Njëra dorë në xhep

Në Turqi konsiderohet arrogante të mbash njërën dorë në xhep. Po ashtu është edhe në disa shtete aziatike, si për shembull në Korenë e Jugut.

Përdorimi i dorës së majtë për gjithçka

Jo të gjitha shtetet kanë ose përdorin letër higjienike dhe për këtë arsye përdorin më tepër dorën e majtë. Prandaj, nëse dikush e përdor dorën e majtë për të pranuar dhurata, për të ngrënë apo për të bërë çdo gjë tjetër në Afrikë, Indi, SriLanka dhe Lindjen e Mesme ky është ofendim i madh.

Hapja e një dhurate menjëherë

Në shumicën e shteteve aziatike, por më tepër në Kinë dhe Indi, nëse hapni një dhuratë përpara atij që ta ka dhuruar nuk është e sjellshme. Kjo sepse ngjan si lakmitar.

Veshja e tutave dhe shapkave me gisht në publik

Është e vërtetë se veshja e bluzave apo pantallonave të palestrës është disi një lloj trendi kudo nëpër botë, por në shumë vende si në Japoni apo Europë, kjo lloj veshje tregon mungesë respekti.

Produktet shtesë për vaktin

Në kulturat e ushqimit si Franca, Italia, Spanja dhe Japonia, të kërkosh salca shtesë, kripë apo çdo gjë tjetër për t’ia shtuar ushqimit është e çuditshme. Sigurohuni që kur kërkoni këto gjëra të jenë normale për përdorim në atë vend, ndryshe do ndiheni në siklet.

Të hash kudo

Në Ruandë dhe në Japoni, të vetmet vende ku të lejohet të hash janë shtëpia ose restorantet, dikush nuk mund të ushqehet në rrugë apo kudo tjetër.

Të mbash veshur këpucët

Në kulturat aziatike dhe ato të Karaibeve sa herë që hyn në shtëpinë e dikujt duhet t’i heqësh këpucët, zakon të cilin amerikanët nuk e kanë.

Burrat e zhveshur

Është shumë e rrallë të shohësh burra pa bluza në Korenë e Jugut, ku burrat madje i mbajnë bluzat edhe në plazh.

Prekja

Amerikanët janë shumë miqësorë, por përqafimi dhe prekja e të tjerëve, edhe vetëm në krahë, është ofenduese në vende si Kina, Tajlanda, Koreja dhe Lindja e Mesme. Respekti për hapësirën personale të dikujt varion nga vendi në vend.

Refuzimi i ushqimit

Amerikanët shpesh e refuzojnë ushqimin që t’ia lehtësojnë punën atij që i mirëpret, por në shumicën e shteteve arabe, konsiderohet shumë e pasjellshme që të mos hash ushqimin që dikush të ofron.

Mospranimi i dhuratave

Për vendasit në SHBA është normale pranimi i dhuratave, ndereve dhe ftesave pa ofruar diçka si këmbim. Megjithatë, në shumë kultura pritet që ta refuzosh një dhuratë disa herë përpara se ta pranosh atë.

Mbarimi i të gjithë vaktit

Kur amerikanët e mbarojnë të gjithë vaktin, kjo është një mënyrë e tyre për të treguar se e pëlqejnë atë. Në shtete të tjera, si Kina, Filipinet, Tajlanda dhe Rusia kjo do të thotë se jeni ende të uritur dhe se ai që ju priti në shtëpi nuk ia doli t’ju jepte mjaftueshëm ushqim.

Top Channel