Krimet e Rënda çojnë për gjykim gjyqtarin e Sarandës

07/08/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim rastin e gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda.

Sipas një njoftimi për shtyp, ndaj Dodës është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv”, pasi nga hetimet ka rezultuar se ka pranuar ryshfet për të manipuluar vendimet gjyqësore.

Gjyqtari u ndalua nga policia në fillim të qershorit dhe deri në fund të të njëjtit muaj ka qëndruar në arrest me burg, masë kjo që u ndryshua më pas nga Gjykata e Apelit me “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, Prokuroria e Gjirokastrës po vijon hetimet ndaj Dodës dhe bashkëshortes së tij, gjithashtu gjyqtare, pas kallëzimit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive për fshehje të pasurisë, përfundon njoftimi.

Top Channel