Arsyet për të qëndruar beqar dhe në formë

07/08/2015 00:00

Është instinkt i meshkujve dhe veçanërisht i femrave ai i kërkimit të  vazhdueshëm të shpirtit binjak! Por a jeni të sigurt se është pikërisht kështu dhe se të qenët çift ju bën të jetoni më mirë? Sipas mjekut Jess, ekzistojnë disa arsye se përse duhet të të qëndroni beqarë, qoftë edhe për ca kohë. Të qenët beqar sipas tij është një fat më vete.

– Bëhen më shumë ushtrime fizike: mbase për pjesën më të madhe të kohës në dispozicion të stërvitjes sesa të një personi tjetër. Ushtrimet fizike të kryera në mënyrë të vazhdueshme sjellin një sërë të mirash për shëndetin: përmirësim të humorit, rritje të niveleve të energjisë, përmirësim të cilësisë së gjumit dhe madje edhe të marrëdhënieve seksuale.

– Mund të merreni më shumë me veten, edhe prej mos komandave të të tjerëve të cilët kërkojnë vëmendjen e tyre. Jo vetëm kaq: mund të qëndroni në formë, duke qenë se zakonisht në martesë shtimi i kileve të tepërta bëhet i zakonshëm.

– Jeni më aktiv në shoqëri: duket se të “angazhuarit” kanë tendencë të qëndrojnë më shumë në shtëpi, sidomos kur çifti krijon një familje, ndërkohë që beqarët mund të bëjnë një jetë më sociale, pra me më shumë aktivitete.

– Hahet më shëndetshëm dhe veçanërisht nuk rezervoheni tek ushqimi prej nevojës së afeksionit dhe miqësisë, pra prezenca ose mosprezenca e të tjerëve nuk kanë asnjë ndikim në këtë aspekt!

– Mbahen miqësitë: kur gjendet një partner/partnere, ose edhe më shumë kur shokët apo shoqet bëhen me fëmijë, bota e tyre e miqësisë ndryshon e gjitha: miqësitë e vjetra lihen mënjanë. Kjo gjë sigurisht nuk ndodh kur jeni beqarë.

– Krijohen më pak borxhe: duket se beqarët arrijnë t’i menaxhojnë më mirë financat e tyre! Shpenzojnë për veten në mënyrë shumë të ndërgjegjshme pa marrë shumë borxhe.

-Mësohet besimi në vete: mospasja e askujt pranë vetes për t’i besuar gjithçka, rrit besimin në vete dhe beqarët e kuptojnë më mirë se askush tjerët këtë gjë.

Studimi, ja se cili është qyteti me numrin më të madh të beqarëve

Një studim i ri ka zbuluar se numri i beqarëve është rritur me 3 milionë brenda një dekade, pasi shumica e njerëzve zgjedhin të jetojnë vetëm. Analiza e detajuar tregon se në disa zona, jetojnë më tepër se 50 për qind të njerëzve, që janë të palidhur, ku qyteti i Islingtonit qëndron në krye të listës. Rreth dy e treta e beqarëve janë burra dhe 57 për qind janë gra. Numri total i beqarëve ka arritur në 23 milionë në vitin 2011. Kjo përbën 51 për qind të popullsisë, duke tejkaluar numrin e çifteve. Mosha mesatare e të rriturve, që nuk kishin qenë ndonjëherë të martuar ishte 27.5. Në vitin 2001, shifra e “të pamartuarve” ishte vetëm 19.4 për qind. Zyra e statistikave tha se “Rritja e popullatës beqare mund të jetë rezultat i një numri faktorësh, duke përfshirë uljen e martesave, që prej viteve 1970 dhe rritjen e pranimit social për të qenët beqar ose bashkëjetues (edhe nëse nuk martohesh ose rimartohesh pas një divorci)”. Po ashtu, popullata beqare po plaket, pjesërisht si rezultat i faktit se shumë njerëz po divorcohen dhe po mbeten beqarë. Hartat bëjnë një paraqitje të përqindjeve të grave dhe burrave të pamartuar në qytetet e Anglisë. Islingtoni ndodhet në krye të listës, me numrin më të madh të meshkujve dhe femrave beqare.

Top Channel