Australia, “Ferri” i refugjatëve. I dëbon dhe refuzon çdo kërkesë për azil

07/08/2015 00:00

Me problemin e emigrantëve po përballet edhe Australia. Por, ndryshe nga Evropa, ajo nuk pranon azil dhe ka një politikë më strikte në lidhje me ta.

Në një intervistë të fundit, ministri i Emigracionit, Peter Dutton, ka bërë me dije se gjatë këtij viti janë kthyer pas 633 azilkërkues, 46 prej të cilëve gjatë muajit korrik, të cilët i ishin drejtuar kufijve australianë në një barkë të vogël.

“Ne mundësuam kthimin e tyre sërish në Vietnam”, shtoi ministri Dutton, duke ia bërë të qartë çdokujt se nuk do të lejojë asnjë azilkërkues t’i afrohet kufijve australianë.

Top Channel