“Hacker”-at rusë sulmuan Pentagonin, por s’u prekën materialet konfidenciale

07/08/2015 00:00

Pentagonit iu desh të nxirrte jashtë shërbimit sistemin e tij të postës elektronike, pas regjistrimit të një sulmi të sofistikuar kibernetik nga disa të vetëshpallur “hacker”-a rusë.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe vetëm tani bëhet i ditur nga mediat amerikane.

Sipas tyre, sulmi ka pasur si shënjestër rreth 4000 të punësuar, ushtarakë e civilë, në pozicione kyçe të shteteve kryesore.

Sipas raporteve, nuk ka pasur ndërhyrje në materialet e rezervuara të shteteve, por vetëm në adresat e postave alektronike të paklasifikuara.

Top Channel