Lezhë, asgjësohen 120 rrënjë kanabis

07/08/2015 00:00

Policia e Lezhës njoftoi të premten asgjësimin e 120 rrënjëve kanabis në fshatin Ungrej, në vendin e quajtur Përroi i Vomës.

Bimët kishin një gjatësi prej 80-150 cm dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të kanabisit.

Top Channel