Reputacioni i Vatikanit, Papa Françesku fton emra të njohur për ta rritur atë në media

07/08/2015 00:00

Vatikani do të përdorë një sërë emrash të njohur, për të rritur reputacionin e vet në media.

Sipas mediave britanike, Papa Françesku ka ftuar për vizitë në qendrën e katolicizmit, gjatë vjeshtës, emra si Oprah Winfrey, Matt Deamon dhe Ari Emanuel.

Në listë mësohet se janë edhe një sërë emrash të tjerë. Arsyeja e vizitës është diskutimi i mënyrave që do të përmirësonin imazhin e Kishës katolike në mediat perëndimore.

Kjo nuk është hera e parë, që Ati i Shenjtë bën një veprim të tillë, – vijon artikulli. – Jo më larg se muajin janar, ai ftoi për vizitë Angelina Jolie, për të njëjtën arsye.

Top Channel