Zayn Malik, një tatuazh që nënkupton “rilindje”

07/08/2015 00:00

Zayn Malik është ndarë nga Perrie Edwards vetëm dy javë më parë dhe kënaqësinë për këtë ndarje e ka shprehur përmes një tatuazhi të ri në trupin e tij që nënkupton rilindje.

Ish-pjesëtari i One Direction ka treguar tatuazhin në krahun e tij të djathtë, teksa ka qenë duke shkuar në një klub nate në Warwick, në Hollywood.

Zayn dhe Perrie Edwards i kanë dhënë fund marëdhënies së tyre 4-vjeçare, ku raportohet se ka qënë Zayn ai që i ka kërkuar ndarjen përmes një mesazhi në telefon dhe që nga ai moment, nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre.

Top Channel