Shtohet numri i vizitorëve në Berat. Në 6-mujorin  e parë, mbi 14 mijë

07/08/2015 00:00

Promovimi që çdo ditë e më tepër po i bëhet Beratit në tregun e turizimit në arenën ndërkombëtare, por dhe me investimet publike të realizuara kohët e fundit kanë ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve në këtë qytet.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar rreth 9.400 turistë vizituan qytetin e mbrojtur nga UNESCO, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij vitit numri i vizitorëve ka shkuar në 14.500.

Drejtori i Drejtorisë Kombëtare Rajonale në këtë qytet, Eugen Kallfani ka bërë me dije se dhe qytetarët që disponojnë banesa-muze, të ndërgjegjësuar për vlerat e tyre i kanë kthyer ato në shtëpi pritëse, duke ofruar shërbime të mira, të cilat kanë ndikuar në shtimin e vizitorëve.

Sipas drejtorit Kallfani, ndonëse ka ende shumë për të bërë në zonat muezale, infrastrukturën publike dhe menaxhimin e lagjeve muzeale, Berati po kthehet çdo ditë e më shumë në destinacionin turistik kryesor në vend.

Top Channel