Jolie-Pitt, një çift në krizë

07/08/2015 00:00

Brad Pitt dhe Angelina Jolie shfaqen së bashku në një film pas 10 vitesh. Ndryshe nga projekti i tyre i parë në filmin ‘Mr And Mrs Smith’, ku shfaqeshin një çift i dashuruar, në projektin e tyre të ri ‘By The Sea’, ata shfaqen si një çift në krizë.

Në trailerin e publikuar së fundmi, Jolie shihet duke goditur me shuplakë bashkëshortin e saj në film dhe në jetë.

Me regji të Angelina Jolie dhe prodhim të Brad Pitt, filmi dramatik tregon historinë e një çifti, marrëdhënia e të cilit është zbehur dhe për këtë arsye dyshja merr një udhëtim si mundësia e fundit për të shpëtuar martesën.

Ky film, me protagonistë kryesorë Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pritet të shfaqet në kinematë botërore më 13 nëntor 2015.

Top Channel