Djegia e fabrikës së tapeteve, arrestohet siriani për mashtrim me siguracionet

07/08/2015 00:00

Gati 4 muaj pasi një fabrikë tapetesh u dogj në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe me vendim të Gjykatës së Tiranës ka arrestuar pronarin e saj, sirianin Raghed Hajjazi.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, zjarri në këtë fabrikë ka qenë i qëllimshëm, i vendosur nga vetë pronari, me qëllimin për të përfituar nga siguracioni një vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Tashmë mbi Hajjazin, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “mashtrimit” me siguracionet, me pasoja të rënda.

Top Channel