Mali, vritet një paqeruajtës i OKB-së dhe 4 ushtarë malianë

08/08/2015 00:00

Persona të armatosur, që dyshohet se kanë lidhje me Al-Qaedan në Mali, kanë vrarë të paktën pesë vetë gjatë një sulmi në një hotel në qendër të qytetit Sevare.

Në mesin e të vdekurve janë katër ushtarë malianë, ndërsa zyrtarë nga misioni i OKB-së në këtë vend kanë deklaruar se është vrarë edhe një paqeruajtës.

Xhihadistët vazhdojnë të jenë në hotelin “Byblos”, që është i njohur për shkak se në të qëndrojnë shumë punonjës të OKB-së. Ata po mbajnë peng dhjetëra persona.

Ambasada e Rusisë në Mali ka thënë se njëri prej pengjeve është shtetas rus, por ka informacione se ne hotel është edhe një ukrainas.

Operacioni për lirimin e pengjeve është duke vazhduar, ndërsa është raportuar se dy persona prej grupit të armatosur që kryen sulmin janë vrarë.

Top Channel