Mallakastër, zjarri djeg 6 hektarë pisha; flakët i afrohen pusit të naftës

08/08/2015 00:00

Një zjarr i fuqishëm është konstatuar në orët e para të kësaj të shtune në fshatin Gjorgozë të Mallakastrës, në zonën pyjore Peshtan-Çakran.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, flakët kanë djegur 6 hektarë me pisha e shkurre.

Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erërave dhe i janë afruar një pusi nafte të kompanisë Albpetrol.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga banorët e zonës dhe punonjësit e pusit, kanë arritur të vënë situatën nën kontroll.

Një prej tyre ka thënë për Top Channel se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Top Channel