Interpol Tirana ekstradon 52-vjeçarin nga Siçilia, u kap me 24 kg. drogë

08/08/2015 00:00
Foto Arkiv

Zyra Qendrore e Interpol Tiranës ka ekstraduar drejt Italisë një 52-vjeçar nga Siçilia, i akuzuar dhe dënuar për shkelje të rënda të Ligjit Federal mbi Lëndët Narkotike.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, më 29 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit të Palermos, me vendim të saj ndaj shtetasit Giovanni Indelicato ka njohur vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ky vendim i 8 majit 2014 e dënon siçilianin 52-vjeçar me 5 vjet burg për shkelje të rënda të Ligjit Federal mbi Lëndët Narkotike.

Gjithashtu, policia ka publikuar edhe disa detaje të tjera rreth kë tjera rreth këtij rasti:

Në Kakavijë, më 23 nëntor 2013, rreth orës 14.45, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të shtetasve dhe mjeteve në bazë të analizës së riskut, u kalua për kontroll të detajuar makina “Renault”, me targa CC 799 GZ, e drejtuar nga shtetasi Italian Giovanni Indelicato.

Nga kontrolli i ushtruar ne vijën e dytë në automjetin me këto targa, u konstatuan disa pako të mbështjella me letër natriban, e dyshuar si lendë narkotike e llojit marijuana. Pakot ishin të fshehura në pjesë të ndryshme të bagazhit dhe të parakolpit. Pesha e saktë e drogës rezultoi 24.4 kg.

Indelicato iu dorëzua oficereve të eskortës italiane për transferim e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin e mbetur.

Top Channel