One Direction thyen një tjetër rekord

08/08/2015 00:00

Banda muzikore One Direction ka kryesuar klasifikimet britanike me këngën e re të titulluar “Drag me Down”.

Kënga ka arritur të thyejë një rekord, duke arritur klikimet më të shumta të arritura ndonjëherë brenda një jave në Britani.

“Drag me Down” është kënga e parë e grupit One Direction si katërshe, pas largimit të Zayn Malik.

Kjo këngë ishte një surprizë për të gjithë fansat e grupit, pasi flitej se ata nuk po punonin për projekte të reja muzikore.

Top Channel