Dy vetëhelmime në Durrës, viktimat 36 dhe 14 vjeç

08/08/2015 00:00

Një grua e re dhe një 14-vjeçare i kanë dhënë fund jetës përmes vetëhelmimit këtë të shtunë në qytetin e Durrësit.

36-vjeçarja me inicialet V.Xh. nga fshati Rubjekë i Maminasit dhe banuese në Prezë është vetëhelmuar e për pasojë ka gjetur vdekjen në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Paraprakisht deklarohet se gruaja ka qenë në gjendje depresive, por grupi hetimor po heton edhe mbi marrëdhëniet e saj bashkëshortore, si dhe probleme të tjera që mund ta kenë shtyrë drejt flijimit.

Vetëhelmimi tjetër është regjistruar në fshatin Katund i Ri, ku vajza 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës përmes konsumimit të një sasie fostoksine.

E mitura nuk ka lënë asnjë letër, por nga hetimet paraprake, që bazohen në dëshmitë e familjarëve, rezulton se vajza për shkak të një problemi shëndetësor, të pasuar dhe nga një ndërhyrje kirurgjike, ishte mbyllur shumë në vetëvete kohët e fundit.

Familjarët e kanë çuar atë fillimisht në spitalin e Durrësit e më pas në Tiranë për ndihmë të specializuar, por e mitura nuk ka mundur të mbijetojë.

Top Channel