Prizren, “Doku Fest” ngre siparin

08/08/2015 00:00

Hapet sot në Prizren edicioni i 14 i festivalit të filmave me metrazh të shkurtër, “Doku Fest”. “Those Who feel the fire burning” nga Morgan Knibbe është filmi i parë që do të shfaqet në kinemanë e hapur të Lumbardhit.

Ky film përkon me temën e festivalit që është emigrimi, pasi filmi tregon luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër, diku pa kujtime, pa zakone por me shpresën se gjithçka do të jetë më mirë.

“Those Who Feel the Fire Burning” është një udhëtim i thellë personal i atyre që gjithmonë do të kenë flakën brenda tyre.

Organizatorët kanë bërë të ditur se për gjatë 10 ditëve festivali do të shfaqen gjithsej 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër programesh sociale.

Top Channel