Faqja zyrtare e Apple ndërron pamje dhe i thotë lamtumirë dyqanit tradicional Apple Store. Por risia nuk qëndron vetëm tek pamja, por edhe tek ajo pjesë që lidhet me blerjet online.

Seksioni, përveç dyqanit online do të anulohet dhe do të unifikohet me portalin mëmë të Apple, duke u dhënë abonentëve një vend të vetëm ku të mund të eksplorojnë karakteristikat e produkteve të Mollës së Kafshuar.

Në portalin e ri Apple.com, opsionet e blerjes janë të përziera me informacionet dhe detajet e produkteve.

“Konsumatorët duan të eksplorojnë, të kërkojnë dhe të blejnë në një vend të vetëm. Ndaj, faqja e re merr më të mirën e asaj të vjetër dhe të dyqanit tonë online, për t’i dhënë jetë një destinacioni të vetëm për klientët”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë në blogun Mashable.

Top Channel