Emigranti sudanez përshkon në këmbë La Manshin

08/08/2015 00:00

Një emigrant sudanez ka arritur të përshkojë pothuajse të gjithë kanalin e La Manshit në këmbë, pa u rënë në sy autoriteteve të sigurisë, para se ta ndalonin në fund të galerisë.

Ai pothuajse ia kishte dalë mbanë, duke rrezikuar jetën me kalimin nga njëri tren në tjetrin. Por kur e kishte hyrjen në Britaninë e Madhe vetëm një hap larg është ndalur nga policia, në fund të tunelit.

Udhëtimi i 40-vjeçarit nga Sudani ka zgjatur 11 orë dhe ka arritur të shmangë të gjitha kamerat dhe masat e sigurisë për të hyrë në Angli.

Ngjarja vjen në kohën kur në tunel janë shtuar forcat e sigurisë dhe kontrollet nga prania e shumë emigrantëve të pozicionuar në Kalais të Francës.

Top Channel