Projekti për landfillin e Vlorës, Leli: Shumë shpejt investimi

08/08/2015 00:00

Një nga punët e para të realizuara nga Bashkia e Vlorës me kryebashkiakun e ri ishte sistemimi i vendgrumbullimit të mbeturinave të qytetit dhe shuarja e zjarreve që shkaktonin ndotje alarmante në qytet.

Kryetari i ri i bashkisë, Dritan Leli zgjodhi pikërisht këtë vend për të folur në lidhje me projektin për ndërtimin e landfillit për qarkun bregdetar.

“Projekti i ri, me mbështetjen e qeverisë shqiptare për ndërtimin e lanfillit të ri në rrethinat e Vlorës do të bëjë përfundimisht që ky qytet të mos të ketë më plehra dhe fëmijët tanë dhe të gjithë ne të jetojmë në kushte më të mira dhe në një mjedis më të shëndetshëm”, deklaroi Leli.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë ishte kthyer në një pikë të ndotjes masive të ajrit të qytetit. Mbeturinat digjeshin vazhdimisht për të nxjerrë prej andej metalet. Zgjidhja përfundimtare është vetëm krijimi i një landfilli të ri, tha kryebashkiaku Leli.

Top Channel