Vidhnin banesat e zonës, arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani

08/08/2015 00:00

Të paktën 22 azilantë shqiptarë janë arrestuar dhe dërguar në komisariat nga policia e Lindenit në Gjermani, pas dyshimeve për një sërë vjedhjesh në banesat e zonës.

Të dyshuarit kryesorë mbeten tre persona të moshave 21, 23 dhe 38 vjeç, njëri prej të cilëve ka pranuar edhe disa vjedhje të kryera dhe tani bashkë me të tjerët është në pritje të dënimit.

Policia lokale ka bërë me dije se që prej mesit të muajit maj, në Linden janë kryer 40 vjedhje banesash, nga të cilat janë marrë para, bizhuteri, telefona celularë, këpucë dhe sende të tjera.

Nga hetimet paraprake policia konstatoi indicje që të çonin në kampin e azilkërkuesve. Përveç tre personave përgjegjës, pjesa tjetër e tyre, që varionin nga mosha 19 në 38 vjeç, pas idendifikimeve u lanë të lirë.

Top Channel