Sërish radhë në kufirin Kosovë-Serbi

08/08/2015 00:00

Policia e Kosovës njofton se edhe në këtë fundjave janë krijuar radhe të gjata në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Informacionet e orës 13:00, sipas policisë tregojnë se në pikën kufitare në Merdarë qytetarët në dalje të Kosovës presin deri në 6 orë, ndërsa më të vogla janë pritjet në hyrje të Kosovës, jo më shumë se 20 minuta.

Policia e Kosovës sërish apelon tek qytetarët që me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, të shfrytëzojnë pikë-kalimet tjera kufitare ku ka më pak pritje.

Vlen të theksohet se nga ana e zyrtarëve policorë puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo radhet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të Kosoves  si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve dhe formularëve  për kalim kufitar.

Top Channel