Çadra provizore për azilkërkuesit

08/08/2015 00:00

Landet gjermane e kanë të pamundur të strehojnë numrin e madh të azilkërkuesve që kanë vërshuar në këtë vend.

Një prej vullnetarëve që ka punuar në ndërtimin e çadrave dhe hapësirave për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit, edhe ata që mbërrijnë nga Shqipëria, ka dërguar disa video gjatë montimit të çadrave dhe krevateve portative për të strehuar me urgjencë të sapombërriturit.

Palestra, zonat e panaireve, sallat e mëdha, konteniere, çadra po përdoren për të strehuar të sapombërriturit, njëkohësisht autoritetet gjermane po mendojne sesi të ndalin fluksin me masa të ndryshme.

Top Channel